Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi: Situata është përkeqësuar, mbi 1700 hektarë tokë nën ujë
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tregoi në Euronews Albania situatën e përmbytjeve në veri të vendit.
Zonja Ademi theksoi se situata është përkeqësuar ditën e sotme.
Sipas saj është shtuar numri i sipërfaqeve të tokës që janë përmbytur në njësinë administrative Dajç dhe në njësinë administrative Ana e Malit.
“Situatën e kemi të përkeqësuar sot në mëngjes. Bëhet fjalë për një rritje 5-10 cm në Dajç. Hidrometri në Dajç sot është 6 metra e 36 cm. Ka një rritje të konsiderueshme dhe për rrjedhojë ka një numër të shtuar të sipërfaqeve të tokës, tashmë edhe në njësinë administrative Dajç dhe në njësinë administrative Ana e Malit”, u shpreh ajo.
“Besoj se do ta kemi kaluar 1700 hektarë sot, duke përfshirë edhe Anën e Malit”, u shpreh zonja Ademi, teksa foli për sipërfaqet e përmbytura.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se momentalisht të gjitha fshatrat kanë energji elektrike.
“Sot ka energji, nuk raportohet deri në këto momente mungesa e energjisë”, u shpreh ajo.
Zonja Ademi nënvizoi se brenda qytetit situata është e menaxhueshme.
“Ne kemi qarkulluar normalisht edhe pse kishim 150 ml shi. Po flasim për prurjet që vijnë nga të gjitha përrenjtë dhe në të gjithë kaskadën e lumit Drin. Liqeni i Shkodrës ka një rritje të vogël, por jemi 1 metër larg kuotës maksimale për të shkaktuar dëme”, u shpreh kryetarja e Bashkisë.
“Gjatë janarit do të kemi një situatë të vështirë të menaxhueshme, sot kemi një ditë më të keqe se dje”, përfundoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Përmbytjet, kryeministri Rama: Niveli i reshjeve ishte dy herë më shumë se në 2010
1600 ha tokë nën ujë, Buna dhe Drini në pikën kritike, dëmtohet ujësjellësi
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta