Këtë të premte në Prishtinë, po bëhet testimi i tretë i qarkores së brendshme, e që ka krijuar trafik në kryeqytetin e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, teksa ishte i pranishëm në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal, ka bërë një koment të shkurtër rreth këtij ‘eksperimenti’.
“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, është shprehur Rama duke iu drejtuar drejtoreshës së festivalit.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur që ky testim do të jetë i fundit para se të merret vendimi përfundimtar.
LEXONI GJITHASHTU: