“Përpjekje për destabilizim”, Ministria e Drejtësisë zbulon se kush fshihet pas grevës së të burgosurve
Ministria e Drejtësisë ka reaguar për situatën në burgu e Peqinit, ku disa të dënuar hynë në grevë urie për disa ditë, ndërsa kërkonin amnisti dhe ankoheshin për regjimin 41-bis që aplikohet në këtë burg.
Autoritetet shtetërore bëjnë të ditur se kjo “rezistencë” e të burgosurve dhe kërcënimi me refuzimin e ushqimit është iniciuar nga vetë subjektet e “Regjimit 41bis”.
“Pavarësisht pasqyrimit të bërë nga disa portale për një grevë masive në burgje, bëjmë me dije se kjo situatë ka qenë më së shumti në IEVP Peqin, pasi disa të dënuar në këtë institucion kanë refuzuar marrjen e ushqimit nga Institucioni duke paraqitur kërkesa të karakterit legjislativ për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve, amnisti, etj. Shkaku kryesor i fillimit të saj është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera”, thekson ministria.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Ministria e Drejtësisë shprehet së në bashkëpunim më Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve kanë arritur t’i japin fund grevës së të burgosurve, ndërkohë shton se janë adresuar edhe shqetësimet e tyre ligjore.
“Ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njeriut’, thuhet më tej.
Teksa shprehet se situata aktualisht në institucionet e vuajtjes së dënimit është e normalizuar, Ministria e Shëndetësisë pohon faktin se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush fshihet pas këtij “reaksioni”, që sipas saj, ka për qëllim destabilizimin dhe sigurinë në burgjet e vendit.
“Deri më sot situata paraqitet e normalizuar në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, pavarësisht kësaj situata po ndiqet me vëmendje të shtuar nga të gjitha forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve së bashku me ekipet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë.Po gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkepunim me agjensitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje’, thekson MD-ja.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta