Përplasen dy automjete ushtarake në Australi, më shumë se 35 të plagosur

8 Mars 2025 | 11:15

Më shumë se 35 persona janë plagosur në një aksident rrugor që përfshin dy automjete të Forcave të Mbrojtjes Australiane (ADF) pranë Lismore, në veri të Uellsit të Ri Jugor.

Në vendin e aksidentit janë dërguar 19 autoambulanca. Të plagosurit u dërguan në spitalet në Lismore dhe Tweed dhe sipas informacioneve nga Policia e Uellsit të Ri Jugor, aksidenti ndodhi kur dy automjete ushtarake u përplasën rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Lismore.

Në njoftim thuhet se ekipet e shpëtimit kanë qenë të pranishme në vendin e aksidentit, të ndihmuar nga shërbimet e tjera të emergjencës dhe ekipet e specializuara të shpëtimit.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë një mjet të madh ushtarak që është përmbysur anash. Kryeministri australian Anthony Albanese dhe ministri i Mbrojtjes Richard Marless thanë në një deklaratë të përbashkët se disa nga personeli ushtarak i plagosur u plagosën “rëndë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026