Përplaset autobusi në Turqi, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

9 Gusht 2024 | 10:45

9 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë automobilistik në Turqi.

Mediat turke raportojnë se një autobus u përplas në një urë autostrade pranë Ankarasë të premten herët, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur 26.

Aksidenti ndodhi në orën 05:00 tha kanali televiziv publik TRT. Ai po udhëtonte nga provinca qendrore e Eskişehirit.

Guvernatori i rajonit të Ankarasë Vasip Şahin tha se informacionet paraprake sugjeronin se shoferin e kishte zënë gjumi pasi nuk kishte shenja se ai ishte përpjekur të frenonte.

Aksidentet me autobus janë mjaft të zakonshme në Turqi.

Në maj, 10 persona vdiqën dhe 40 u plagosën kur një autobus, dy makina dhe një kamion u përplasën në një autostradë pranë qytetit jugor të Mersinit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026