Përplasi me makinë turmën e njerëzve në Francë, autori dyshohet për radikalizëm

6 Nëntor 2025 | 10:02

Shoferi, i cili e përplasi të mërkurën makinën e tij me një turmë njerëzish në Francën perëndimore dyshohet për radikalizim. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunes u shpreh se në shtëpinë e autorit u gjetën referenca të qarta fetare.

“Bazuar në një numër faktorësh që vlejnë për këtë person dhe faktin se ai bërtiti ‘Allahu Ekber’, ka referenca për rastin e tij që janë mjaft të qarta dhe mjaft eksplicite”, tha Nunez.

Ministri shtoi se në këtë fazë nuk ishte e qartë nëse kishte motive fetare pas sulmit që plagosi pesë persona në ishullin Oleron të Atlantikut.

“Zyra e prokurorit special antiterrorizëm të vendit është ajo që do të përcaktojë, nëpërmjet një vlerësimi psikiatrik, i cili u krye dje pas dy hetimeve dhe një shqyrtimi të të dhënave telefonike, nëse këto prova shkaktuan veprimin e dhunshëm që pamë”, shtoi Nunez.

Dy nga të plagosurit në sulm mbeten në gjendje shumë të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026