Përplasi për vdekje këmbësoren në Belsh, arrestohet 20-vjeçari
Policia këtë të enjte ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi dyshohet se është autori kryesor i aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në Rrenas të Belshit, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësoren dhe ngeli e plagosur nëna e drejtuesit të automjetit.
Sipas raportimeve nga policia, 20-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në Rrenas, Belsh, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja Rr. T., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e automjetit, shtetasin K. I., 20 vjeç, banues në Belsh. Nga ky aksident është dëmtuar edhe pasagjerja në automjetin e shtetasit K. I., nëna e tij, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta