Përplasja në Mamurras, Gjykata liron policin që plagosi kolegët

16 Prill 2021 | 12:14

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për efektivin e policisë David Madani, i cili gjatë një përplasjeje në Mamurras plagosi tre persona, mes të cilëve dy kolegët e tij.

E njëjta masë sigurie u dha edhe për shtetasit Gjon Fufi, 40 vjeç dhe Rudolf Fufi, 31 vjeç, ndërkohë, Nikoll Fufi, 36 vjeç ndodhet në spital pasi mbeti i plagosur në ngjarje.

Akuzat që rëndojnë ndaj tre anëtarëve të familjes Fufi, janë “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim”.

Ngjarja ndodhi tri ditë më parë, në qendër të qytetit, pasi personat e arrestuar kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta patrullën e policisë, moment kur sipas asaj që shpjegon edhe SHÇBA, efektivi Madani ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur njërin nga personat në fjalë, por plumbat kanë prekur aksidentalisht edhe 2 kolegët e tij, Ilir Zeka e Flamur Lleja.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026