Përplasja e trenave në Greqi, ‘shpërthejnë’ protestat pas tragjedisë me 50 të vdekur

2 Mars 2023 | 10:14

Kanë nisur protestat në Greqi për aksidentin hekurudhor që la mbi mbi 50 viktima.

Rebelët u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi.

Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin pas incidentit, ku dy trena u përplasën kokë më kokë në një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026