Përplasja me armë zjarri në fshatin Bardhaj të Shkodrës, policia arreston dy vëllezërit Doçi
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçi që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti me armë zjarri në fshatin Bardhaj.
Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Besmir Perkolaj, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri dy të rinjtë.
Policia sqaron se ditën e djeshme rreth orës 19:30 në fshatin Bardhaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, Marjan dhe Hot Doçi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Besmir Perkolës, i cili iu kundërpërgjigj duke qëlluar me armë zjarri automatik, ku për pasojë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën dy vëllezërit.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që shërbejnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe mjetin tip Audi të Marjan Doçit.
Ndaj dy vëllezërve rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Ndërsa mbi Besmir Perkolajn rëndojnë veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta