Përplasja për Kupën e Italisë, Inter do ndryshime, Juventus e Milan thonë “jo”

3 Qershor 2020 | 16:32

Duhen edhe disa ditë deri në nisjen e futbollist në Itali, por përplasjet e para tashmë kanë nisur. Mediat italiane raportojnë se kësaj herë. Molla e sherrit është data për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Është vendosur që Juventus të luajë në datën 12 qershor përballë Milanit ndërsa Napoli dhe Inter 1 ditë më pas, ndërkohë që finalja është parashikuar në datën 17 qershor.

Zikaltrit kanë kërkuar që të jenë ata që të luajnë të parët pasi në datën 20 qershor kanë ndeshjen e prapambetur kundër Sampdorias ndërkohë që vetëm 4 ditë më vonë do impenjohen po në Serinë A përballë Sasuolos.

 Pra në rastin më të mirë, nëse Inter kualifikohet në finale e kupës së Italisë, mes 13 dhe 24 qershorit do të duhet të luajë 4 ndeshje në më pak se 10 ditë. Një ngarkesë vërtetë shumë e madhe për një skuadër që në datën 8 qershor bën 3 muaj që nuk luan një ndeshje zyrtare futbolli.

Por kërkesa e zi kaltërve është refuzuar si nga Juventus ashtu edhe nga Milan dhe kjo e ka acaruar më shumë situatën aq sa drejtuesit e Interit  mendojnë që në ndeshjen përballë Napolit të zbresin në fushë me ekipin e të rinjve.

Ergi Picaku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026