Përplasja ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Rama: Riktheni armëpushimin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së OSBE-së, u ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të ulin armën dh të nisin negociatat për zgjidhjen e problemeve mes tyre.
Duke e cilësuar si dramatike dhunën mes civileve forcave azere dhe atyre armene dhe dëmet në radhët e cilëve, Rama ka bërë thirrje për qetësimin e situatës.
“U kërkoj të gjithë të përfshirëve që t’i rikthehen armëpushimit para se dëmet njerëzore të këtij konflikti të rriten edhe më tej”, shprehet z. Rama.
Më tej, z. Rama thotë se, ambasadori Andrzej Kasprzyk kanë mbajtur kontakte të afërta me të dy palët duke deklaruar se mbështet plotësisht stabilizimin e situatës në terren dhe rikthekson se nuk ka alternative tjetër se zgjidhja paqësore të konfliktit
Ai ka theksuar se, mbështet rinisjen e negociatave pa vendosur parakushte sa më shpejt që të jetë e mundur dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në ngjarjet e fundit.
Të dielën u regjistruan përplasje ushtarake midis forcave azere dhe atyre armene. Tensionet në rritje midis dy vendeve erdhën si rezultat i rajonit me shumicë armene të Nagorno-Karabah, të cilët pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, shpallën autonominë nga Azerbajxhani. Pavarësisht arritjes së një armëpushimi në vitin 1994, të dy shtetet kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulme në kufi dhe pranë rajonit të Nagorno-Karabah.
Lexoni gjithashtu:
Përplasje ushtarake midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, raportohet për viktima
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta