Përplasje fizike mes anëtarëve të LSI-së dhe policisë Bashkiake në Fier
Dy kandidatë për deputetë dhe mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim u përplasën fizikisht ditën e sotme me punonjësit e policisë bashkiake të Fierit.
Shkak për konfliktin është bërë heqja e një banderole të LSI-së në bulevardin kryesor të qytetit gjatë përgatitjeve për mbylljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Kejdi Mehmetaj dhe Arben Çuko, të cilët janë kandidatë për deputetë të LSI-së në qarkun Fier kërkuan të kontaktojnë me përfaqësues të Bashkisë Fier, mirëpo nuk janë lejuar nga punonjësit e policisë bashkiake që të hyjnë në mjediset e Bashkisë. Kjo shkaktoi përshkallëzimin e situatës deri në përplasje fizike.
Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë momentet e tensionit, ku përveç fjalëve të shkëmbyera mes palëve ka pasur edhe shtyrje dhe përplasje fizike.
Ngjarja në fjalë nxiti reagimin e Presidentit Ilir Meta i cili përmes një postimi në Facebook u kërkoi kandidatëve të LSI-së në Fier “të mos bien pre e provokimeve” dhe “ta tejkalojnë me urtësi këtë moment”.
Bashkia Fier dhe LSI kanë marrëveshje për vendosjen e banerave dhe materialeve informuese rreth fushatës së tyre zgjedhore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta