Përplasje në Bashkinë e Vlorës, drejtorët e këshilltarët mosdakordësi për buxhetin

1 Tetor 2022 | 20:43

Këshilli Bashkiak i Vlorës është kthyer sërish në arenë beteje mes drejtorëve të bashkisë dhe këshilltarëve bashkiak. Shkak është bërë relacioni i indikatorëve të monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2022.

Sipas këshilltarëve bashkiakë, shqetësimi i tyre lidhet me mos derdhjen e të ardhurave të periudhës nga Qershori të të ardhurave të gjeneruar nga Ujësjellësi në cilësinë e agjentit tatimor.

Llogaritë e këtij institucioni janë bllokuar nga përmbarimi si pasojë borxhit ndaj OSHEE.

“Ndërkohë që ti ke borxhin e vitit që ka kaluar dhe nuk je në gjendje të shlyesh këto borxhe të paktën të shlyhen në vitin e ardhshëm. Janë 1.4miliardë lekë të cilat vijnë nga tarifat e taksat të pasurisë së paluajtshme, dhe nuk i vijnë bashkisë”- tha Grigor Dede, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Ndër të tjera realizimi i ulët shihet si problematik. Ujësjellësi ka arritur të arkëtojë vetëm 56% të të ardhurave. Ndërsa ka zëra me të ardhura “0” që janë detyrim i njësive administrative.

“Administrata duhet të bëjë një ose dy variante të tjera për të realizuar mbledhjen e këtyre taksave”- u shpreh Kasëm Mahmutaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Bindja Demokratike

Drejtori i Financave në Bashki, Daut Zëraj nuk arriti të bindë këshilltarët për mungesën e realizimit dhe strategjitë konkrete që do të nxjerrë nga kolapsi institucionin.

“Ne ecim paralelisht shpenzimet me të ardhurat”- theksoi Daut Zëraj, Drejtor i Financave në Bashkinë Vlorë

Performancë më të lartë kanë pasur arkëtimet nga administrata tatimore e bashkisë. Të ardhurat e saj aktualisht po përdoren për investime dhe shpenzimet e parashikuara në buxhet. Sakaq, kryetari i Bashkisë prej 1 viti e gjysmë nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të këshillit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026