Persona në kërkim dyshohet se u përfshinë në ekzekutimin mafioz në Peqin
Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjës, Alban Semaku në afërsi të lumit Shkumbin në Peqin, ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje konfliktet e vjetra në këtë qytet.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai është larguar nga banesa një ditë para vrasjes, ku më pas dyshohet se është takuar me personat që e ekzekutuan. Hetuesit dyshojnë se për të shkuar deri në vendin që u vra, autorët kanë përshkruar rrugën e njohur si Bishti i Zhurit.
Ndonëse deri tani nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët, grupi hetimor dyshon se shkak i eliminimit të 38-vjeçarit janë bërë përplasjet e vjetra në qytetin e Lushnjës. Nuk përjashtohet mundësia që në vrasje të jenë të përfshirë dhe persona në kërkim nga drejtësisë në këtë qytet.
Implikimi i kësaj kategorie personash në atentate të llojit mafioz, vitet e fundit është kthyer në një shqetësim konkret për autoritetet. Eksponentë të njohur të botës së krimit të cilët prej kohësh janë në kërkim nga drejtësia akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale në vend, që kanë regjistruar jo pak viktima. Për kapjen e këtyre individëve u ngrit dhe struktura speciale ‘Fast’, por mesa duket ende nuk është rënë në gjurmët e tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta