Personat me aftësi ndryshe nga Pogradeci dhe Korça protestë në Tiranë për pagat e pashlyera
Dhjetëra persona me aftësi ndryshe të ardhur nga Pogradeci dhe Korça u mblodhën këtë të mërkurë pranë ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë për të kërkuar pagat e pa marra gjatë viteve 2005-2010. Edhe pse rreth 2000 qytetarë i kanë fituar me gjyq këto paga, sërish ky vendim nuk po zbatohet.
“Që në 2005-2010 kemi marrë më pak lek nga ato që na takojnë. Ne i lutemi Ministrisë së Shëndetësisë që të çelë fondin dhe të marrim lekët që na takojnë. Unë kam 1 milion e 480 mijë lek për të marrë, po për një familje të varfër si në, janë shumë. Shkuam në proces gjyqësor i fituam, na takon tha gjykata, po bashkia thotë nuk kemi lek. Shkojmë të bashkia, bashkia na thotë nuk kemi fond. Ne nuk kemi, ja me lek borxh erdha nga Pogradeci këtu”, u shpreh qytetari.
Pas një takimi me përfaqësues të Ministrisë, këta të fundit thanë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk është përgjegjëse për shlyerjen e këtyre pagave, por bashkitë.
Albert Nikolla , zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaroi se pagesa është vërtetë e prapambetur por kjo çështje nuk i takon Ministrisë së Shëndetësisë por strukturave përkatëse.
“Këta persona kanë të drejtë që ta kërkojnë këtë pagesë që është e prapambetur, tani kjo pagesë kalon nëpërmjet disa fazave dhe strukturave që nuk kanë të bëjnë direkt me Ministrinë e Shëndetësisë, kalon nëpërmjet instancave të bashkive.”
Merita Xhafaj, drejtore e përgjithshme e politikave në ministrinë e shëndetësisë tha se Bashkia e Pogradecit është e ngarkuar për ta zgjidhur këtë çështje.
“Bashkia Pogradec është e ngarkuar të shlyejë këtë detyrim.”
Avokati i kësaj çështjeje, z. Sinan Tafaf thotë se Ministria ka si detyrim të caktojë një buxhet për këto paga pasi bashkitë nuk po i zbatojnë vendimet e gjykatave për shkak të mungesës së fondeve.
“Gjykata ka caktuar bashkinë (Pogradec) për të ekzekutuar vendimin, por paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe buxheti menaxhohet nga kjo ministri. Pra nuk është bashkia që paguan me fondet e veta, po është shteti që paguan, në rastin konkret kjo ministri. Ky indeksim është premtuar edhe nga zoti Rama në 2013- tën, ai tha që do ua kthejmë në 100 ditë, kanë kaluar 100 muaj dhe nuk janë kthyer.”
Në të gjithë vendin sipas avokatit janë rreth 100 mijë persona që duhet të marrin pagat e prapambetura. Kontaktuar nga Euronews Albania bashkia Pogradec thotë se nuk ka një fond të përcaktuar për këto shlyerje. Sipas bashkisë ata i kanë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë 2 kërkesa për çeljen e fondit, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta