Pesë humbje jete në Kosovë nga COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se pesë persona të konfirmuar pozitivë më COVID-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa janë evidentuar edhe 187 raste të reja nga 2944 teste të kryera.
Prishtina është qyteti më i prekur nga coronavirus pasi raporton numrin më të lartë të vdekjeve.
Kur kanë kaluar më shumë se një vit epidemi, Kosova raporton se 2178 qytetarë kanë ndërruar jetë.
“Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567”, raporton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.
Autoritetet shëndetësore kanë apeluar vazhdimisht ndaj qytetarëve, duke u kërkuar të tregohen vigjilentë dhe të zbatojnë masat mbrojtëse për të frenuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta