Karim Benzema është futbollisti më në formë për momentin dhe një ndër favoritët për të fituar Topin e Artë këtë vit.
Sulmuesi i Real Madrid ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani duke realizuar për herë të parë në karrierë, 40 gola brenda një sezoni.
Benzema u rendit në vendin e katërt në renditjen për Topin e Artë 2021, por ky mund të jetë viti i francezit.
Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt për Benzemanë pasi ka edhe të tjerë lojtarë që mund ta rivalizojnë.
Sipas Sportskeeda, pesë futbollistë të cilët kanë shanse për të mundur Benzemanë, janë Sadio Mane, Kevin de Bryn, Robert Levandovski, Kiljan Mbape dhe Mohamed Salah.
Kjo renditje e Sportskeeda, vjen bazuar në paraqitjen e individuale të futbollistëve dhe trofetë e fituar deri më tani këtë sezon.
LEXONI GJITHASHTU