Pesë të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19

13 Prill 2021 | 17:07

Gjatë ditës së fundit në vendin tonë ka pasur 234 raste të reja pozitive nga 2 862 testime ndërsa pesë pacientë të moshave 78 – 85 vjeç kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Prill 2021)

Testime totale            594,452

Raste pozitive             128,752

Raste të shëruara        98,903

Raste Aktive                 27,523

Humbje jete                  2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   19673

Fier                         2361

Durrës                  1161

Gjirokastër          1122

Shkodër               932

Korçë                    726

Vlorë                     572

Dibër                     341

Kukës                    315

Elbasan                 215

Berat                      56

Lezhë                     49

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026