Pesë të vdekur dhe mbi 300 të infektuar nga Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën pesë qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1327 testeve të dyshuara për Covid-19, 329 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, e cili thotë se krahas të infektuarve listës së të shëruarve i janë shtuar në orët e fundit 555 qytetarë.
“Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive:
Komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.
Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat anti-covid.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta