Pesë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

26 Shtator 2021 | 16:41

Në Kosovë ka pasur pesë të vdekur dhe 77 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga një rast i vdekjes është shënuar në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë e Skenderaj.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Prishtinë, 22, ndërsa nga tetë janë regjistruar në Podujevë e Skenderaj dhe shtatë në Pejë.

Më së tepërmi raste të reja ka pasur në grup moshën 30-39 vjeç.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 2 936 raste fatale.

Aktualisht në të gjithë vendin janë mbi 41 mijë raste aktive me COVID-19.

Sa i takon procesit të vaksinimit, deri tani kanë marrë dy doza mbi 503 mijë qytetarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026