Pesë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën pesë pacientë të infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se po ashtu janë evidentuar 321 raste pozitive nga 1648 teste të kryera.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 1368 pacientë, shumica prej tyre me sëmundje bashkëshoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive:
Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.Rastet pozitive:
Bazuar në këtë situatë, e cila vijon me luhatje nga dita në ditë, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe t’i përmbahen rregullave për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit infektues të Covid-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta