Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli: Synoj medalje dhe në botëror

6 Prill 2021 | 10:10

Pak ditë pasi mori medalje të bronztë në Evropianin e peshëngritjes, Evangjeli Veli tregoi për Euronews Albania se e priste një medalje dhe se tashmë po punon që të vijojë me të njëjtën formë edhe në botëror.

Në intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj, Veli, e cila jeton dhe studion në Greqi, tha se e kishte pasur të vështirë të vijonte stërvitjet për shkak të masave kufizuese në vendin fqinj.

“Babai im ndërtoi palestër brenda në shtëpi që unë të stërvitesha sërish, pasi prej shtetrrethimit tre muaj mbeta prapa me stërvitjen,” – tha Veli.

Në tetor pritet që të zhvillohet kampionati botëror në Gjeorgji dhe peshëngritësja shqiptare tha se po stërvitet që të marrë rezultat pozitiv edhe atje.

Të dielën Veli arriti të sigurojë medalje bronzi në stilin e shkëputjes në kampionatin Evropian në Rusi.

Sportistja kuqezi garoi në peshën 55 kilogram dhe arriti që të ngrinte në shkëputje 89 kg. Në stilin e shtytjes Veli ngriti 105 kg, duke u pozicionuar po në vendin e tete, ndërsa në dy garësh u rendit e pesta.

Me rezultatet e arritura Veli shënoi dhe tre rekorde kombëtare, ndërsa u be sportistja e parë në këtë kampionat Evropian që i sjell medalje Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026