English

Pësoi atak kardiak duke folur në Parlament, deputeti turk ndërron jetë 2 ditë më pas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i opozitës turke, 53-vjeçari Hasan Bitmez, ka ndërruar jetë ditën e sotme dy ditë pas një ataku kardiak të papritur që pësoi teksa fliste në parlament për Izraelin, dhe lidhjet e tij me partinë e Erdogan.

- Advertisement -

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave Bitmez ishte deputet i partisë Islamiste “Saadet Partisi”, ose Partia e Lumturisë.

Sipas njoftimit të ministrit të shëndetësisë Fahrettin Koca, ai ka vdekur në spitalin e Ankarasë.

Bitmez humbi ndjenjat papritur në foltoren e Asamblesë pasi foli rreth 20 minuta të martën. Ai u ndihmua nga deputetët e tjerë kur humbi ndjenjat para se të dërgohej në spital në gjendje “shumë të rëndë”.

Në fjalimin e tij që u ndërpre papritur nga ataku kardiak, ai akuzonte Izraelin për humbjet e jetëve në Palestinë dhe mbante një pankartë ku shkruhej: “Izraeli vrasës/ Bashkëpunëtori i tij, AKP”, duke iu referuar partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?