Pësoi goditje në tru, vdes pas aksidentit komediani i njohur
Komediani britanik Gareth Richards, një ish-bashkëprezantues radiofonik i Frank Skinner, ka vdekur pothuajse dy javë pasi pësoi lëndime në tru nga një aksident automobilistik.
Miku i tij i radios Skinner, shpërtheu në lot në emision në ditët pas përplasjes, teksa u tha dëgjuesve se shoku i tij po luftonte për jetën.
Richards vdiq nga plagët e marra të premten, tha gruaja e tij Laura përmes një postimi në rrjete sociale.
“Ai u përfshi në një aksident të tmerrshëm me makinë të hënën e 27 marsit në orën 23:30 dhe pësoi lëndime të rënda në tru”, shkroi ajo.
“Ishte një mrekulli që ai mbërriti i gjallë në spital. Që atëherë, mjekët dhe infermierët kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe e kanë mbajtur atë në një gjendje të qëndrueshme dhe të qetë.
Sidoqoftë, skanimi i fundit zbuloi se shkalla e dëmtimit ishte aq e rëndë sa që do të duhej të hiqnin të gjitha medikamentet mbështetëse dhe ta lejonin atë të vdiste në paqe”, vijoi gruaja e komedianit.
Homazhe të shumta ka pasur nga miqtë e tij në rrjete sociale, nga komedianët më ët njohur britanikë, përfshirë Adam Kay, i cili shkroi në Tëitter: “Trishtim i papërshkueshëm për Gareth Richards.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare