Petar Petkoviç për ‘reciprocitetin e targave’: Populli serb nuk do rrijë i heshtur
Petar Petkoviç drejtor i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për ndryshimin e targave në kufi.
“Reciprociteti për targat” është kthyer në një çështje të tensionuar, ndërsa vetë Petkoviç ka thënë se populli serb nuk do rrijë i heshtur ndaj këtij vendimi.
“Kjo po dëmton jetën në veri të Kosovës, sepse këto janë vetura, që përveç të tjerash, transportojnë pacientët tanë, transportojnë fëmijë, dhe gjëra bazike ushqimore,” – deklaroi shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën.
Nga ana tjetër Kurti tha se reciprociteti “u imponua” nga Serbia, duke qenë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë nuk njeh as targat e saj.
Përballë kësaj situate BE ka kërkuar përmbajtje dhe ulje të tensioneve, teksa ka angazhuar të dërguarin e posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, që të ndërmjetësojë zgjidhje.
Të hënën qeveria e Kosovës bëri me dije se të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, diçka që mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç reagon për reciprocitetin e targave me Kosovën
- Targat serbe, Haxhiu: Albin Kurti ka punuar kundër vetes së vet. Bushati: Edhe humbja do e nxjerrë të fituar
- Bllokimi i targave irriton qytetarët serbë: Këto masa dëmtojnë popullin jo qeveritë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta