Petro Koçi sqaron në SPAK denoncimin se krimi ka vënë dorë në tenderët publikë
Deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi dëshmoi sot në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) rreth deklaratave të tij për kapjen e tenderëve nga krimi i organizuar në Fier.
Koçi tha pas dëshmisë se denoncimet e tij i ka bazuar në kontaktet me elektoratin dhe se duke mos pasur dokumente apo fakte konkrete nuk mund të përmendte emra zyrtarësh, politikanësh, subjektesh apo individësh të përfshirë me krimin.
“Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesapet me asnjë politikan, por me krimin […] Shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time dhe kjo do të thotë se është e vërtetë dhe dhemb për ta,” – tha Koçi.
Ai u shpreh se zyrtarët duhen përkrahur që të mos nënshtrohen përballë kërcënimeve nga krimi.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, tha se për denoncimin dhe dëshminë e Koçit nuk ka ende një hetim të hapur nga SPAK.
Javën e shkuar ish-zv. ministri i Mbrojtjes u shpreh në rrjetet sociale se persona me të shkuar kriminale kanë pastruar para përmes biznesit të ndërtimit dhe tashmë janë përfshirë në tenderët publikë në Fier, të cilat, sipas tij, i përfitojnë përmes njohjeve apo duke kërcënuar nëpunës dhe subjektet konkurrente.
Ai e shpjegoi denoncimin e tij në një intervistë për Euronews Albania ku tha se në Fier krimi i organizuar është konsoliduar ndër vite duke legalizuar biznese të ndryshme.
Denoncimi publik i Koçit u bë më 16 korrik, 10 ditë pasi SPAK arrestoi kreun e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe bashkë me disa zyrtarë të tjerë për abuzime me tenderët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta