Pezullimi i Ballukut, Rama: Kërkesë skandaloze, mbajtëm një qëndrim institucional
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe lidhur me kërkesën e pezullimit të ministres, Belinda Balluku. Rama shprehet se kërkesa është skandaloze dhe se nuk ka ndodhur kurrë një rast i tillë në botë ku kërkohet pezullimi i një ministreje.
Ai shtoi se morën një vendim institucional duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtare. S’ka nevoje te shohesh. USB-ja e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputeti i PS, as ministrja, as avokati. Mos të krijojmë asnjë shteg se këto i kanë nxjerrë ato.
Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qendrimi, kemi të bëjme me një qendrim të duhur sepse rasti vjen ne Parlament. Përpara se të vinte ne Parlament erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzezutiv brutalishtme një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend të votës që të mblidhen bashkë një prokurori dhe një gjykatës që të pezullohet një ministër se duam ne. Ne mbajtëm një vendim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe në Parlament do të bënim një qendrim.
Shqipëria ka shumë gjera të tjera që ndodhin dhe bëhen, ndërkohë po ju them disa gjera që nuk i gjen në asnjë nga tenxhere mediatike dhe politike qe njërezit nuk i dëgjojnë. Po u them se Shqipëria është vendi me skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit te Evropës.
E thonë shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për parandalimin e tortures në Këshillin e Evropës, dhe flasim për drejtësinë tonë. Jemi në fund të listës mr një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, burgosjen e njerëzve pa gjyq.
Ne kemi 4 mijë e 492 qytetarë në burgjet shqiptare, a e besoni dot që vetëm 1895 janë të dënuar. Çfarë është kjo? Nuk po hy tek tjetra, jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua. ”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta