Philip Reeker vjen nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe Bashën

Ndihmës Sekretari për Evropën dhe Euroazinë në DASH, Philip T. Reeker
29 Qershor 2021 | 15:57

Zv. Ndihmës Sekretari për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Gjatë vizitës në Tiranë më 30 qershor, Reeker do të takohet me Kryeministrin, Edi Rama si dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe problemet që shqetësojnë të dy vendet.

Zyra për mediat e kryeministrit njofton se takimi mes Ramës dhe Reeker do të mbahet në Kryeministri rreth orës 10:30 ndërsa njoftohet se nuk do të ketë konferencë për shtyp në përfundim.

Ndërkohë në orën 11:40, Rekeer do të takohet me Bashë bëhet e ditur nga zyra për marrëdhënien me mediat në Partinë Demokratike.

Zyrtari i DASH ndodhet aktualisht në një tur vizitash në Evropë ku pas vizitës në Tiranë do të udhëtojë për në Ohër.

Reeker do të marrë pjesë në konferencën “Rruga e Prespës”, ku do të theksohet mbështetja që SHBA vazhdojnë të japin për dialogun dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe zhvillim të mëtejshëm në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026