Pika doganore e Kapshticës dhe ajo e Qafë-Botës vijojnë të jenë të mbyllura

19 Qershor 2021 | 12:29

Megjithëse ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se që nga dita e sotme shtetasit shqiptarë mund të udhëtonin drejt Greqisë për arsye familjare dhe turistike, situata që paraqitet në dy pikat doganore, Kapshticë dhe Qafë-Botë është krejt tjetër.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi nga pika doganore e Kapshticës se autoritetet greke kanë njoftuar zyrtarët e kësaj pike kufitare se do të shtyjnë hapjen e saj të paktën deri në datën 28 qershor.

Aktualisht në këtë pikë kufitare mund të kalojnë drejt shtetit grek vetëm punonjësit sezonalë dhe ata persona që disponojnë një pasaportë greke, ku kapaciteti është prej 400 personash në ditë.

Një situatë e ngjashme është edhe në pikën doganore të Qafë-Botës.

Gazetari Viktor Avdiaj raportoi se asnjë turist nuk mund të kalojë drejt Greqisë nga kjo pikë kufitare, të paktën për sot.

Ndërkohë, nga pika kufitare e Kakavijës lejohen të kalojnë kufirin të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike, por sipas rregullave të publikuara një ditë më parë nga ministria e Jashtme shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Sot Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, njofton ministria e Jashtme shqiptare

Hoqi kufizimet për udhëtimet, ambasada gjermane publikon udhëzimet

Udhëtimet drejt BE-së, Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026