Pika kufitare e Kapshticës e mbyllur deri më 7 janar të 2021
Pala greke shtyn vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 Janar 2021.
Ky lajm është konfirmuar nga Drejtoria vendore e Kufirit dhe Emigracionit në Korçë.
Në datën 20 nëntor pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat, të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 750 personash në ditë.
Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të republikës së Shqipërisë të shtohen.
Lexoni gjithashtu:
Hapet pjesërisht dogana e Kapshticës, në tokën helene qytetarët mund të futen vetëm nga Kakavija
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta