Pikat e karburanteve fituan 3500 €, disa mbajtën çmim më të ulët se bordi
Pikat e karburantit me pakicë kanë fituar mesatarisht për të gjithë muajin maj 3500 euro.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, sasia e karburantit të zhdoganuar muajin e shkuar është afro 53 milionë litra, duke i lejuar pikave një fitim maksimal prej 0.1 euro për litër, fitimi nuk do të kalonte 3500 euro për 1500 pika që ka gjithë vendi.
Me këto të ardhura shumica e pikave do të ishin mbyllur, pasi nuk do të arrinin të mbulonin shpenzimet për paga, qiranë e benzinatës dhe kosto të tjera operative që përfshijnë energjinë elektrike, ujin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.
Vendimet e Bordit të Transparencës i cili ndryshon njëherë në javë çmimin e naftës, pa llogaritur sasinë që duhet për rezervë sigurie për të paktën 3 muaj, kanë ngritur dyshime për manipulime me çmimet edhe nga vetë shoqatat e bizneseve.
Konfindustria kërkon që të përjashtohen nga kjo vendimmarrje tregtarët e karburantit pasi ndodhen në konflikt të hapur interesi dhe hedh dyshime për rritje të fitimeve të tyre përmes kontrabandës.
“Konfindustria vlerëson se përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit të Transparencës janë buxheti i shtetit dhe kompanitë e karburanteve”.
Çmimi i fundit i vendosur nga Bordi i Transparencës është 261 lekë për litër për naftën, por pika të veçanta karburanti e mbajnë edhe më të ulët se kaq, çka tregon se arrijnë të mbulojnë kostot dhe një fitim normal edhe me çmim më të ulët se ai i bordit.
Çmimet e larta të naftës ulën me 20% konsumin në muajin maj, ndërsa një pjesë e qytetarëve drejtohen në shtetet kufitare me Shqipërinë për të furnizuar automjetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta