Pikëpyetjet mbi shëndetin e Khameneit, Netanyahu: Besoj se është gjallë, ushtron më pak autoritet se babai i tij
Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se mendon që udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë.
Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael në fillim të luftës, duke shkaktuar pyetje rreth statusit të tij.
Besohet se udhëheqësi i ri suprem është plagosur rëndë në sulmin që vrau edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.
Në një intervistë me emisionin 60 Minutes të CBS, Netanyahu tha se Mojtaba Khamenei është gjallë.
“Është e vështirë të thuhet se cila është gjendja e tij. Ai është fshehur në ndonjë bunker ose në ndonjë vend të fshehtë dhe mendoj se po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij. Nuk mendoj se ai ka të njëjtin autoritet që kishte i ati”, është shprehur ai.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars pretendoi dje se Khamenei u takua me një shef ushtarak dhe dha “masa të reja udhëzuese për të ndjekur operacionet dhe për t’u përballur me vendosmëri me kundërshtarët.
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun