“Pikëpyetjet” e vrasjes në Elbasan, në dokumentin mbi ngjarjen thuhet se u gjetën materiale zgjedhore

29 Prill 2021 | 15:24

Informacioni i përpiluar nga 2 oficerë të policisë gjyqësore për ngjarjen e rëndë të 21 prillit në Elbasan, ka hedhur më shumë dritë mbi materialet e sekuestruara në vendngjarje. Në automjetin pa targa që drejtonte Mehmet Greca dhe ishte bllokuar nga struktura për mbrojtjen e votës, dokumenti zyrtar thotë se janë sekuestruar një bllok fletore me vija me shënim në kapak Met Dafllaku pagesë, 6 fletë shënime me emra dhe nr. ID, fletë me përshkrim formular patronazhi dhe fletë me kopje kartash identiteti dhe pasaportash biometrike.

Edhe në automjetin tjetër ‘Mercedes Benz’, me të cilin mbërriti në vendngjarje Kelmend Xhaferri i shpallur në kërkim, dokumenti tregon se janë sekuestruar fletushka me logon ‘Voto 12’ dhe format fletë-votimi, kopje kartash identiteti dhe pasaportash të shtetasve të ndryshëm.

Por megjithatë, në konferencën për shtyp për ngjarjen, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe prokurori i çështjes, Alfred Shehu deklaruan se nuk janë gjetur materiale të dyshuara për shitblerjen e votës.

Të pyetur nga Euronews Albania, asnjë prej zyrtarëve nuk ishin në gjendje të përcaktonin as cila nga palët e përfshira në konflikt kishte hapur zjarr i pari. Ndërkohë që të dielën, Gjykata e Elbasanit liroi 10 anëtarët e strukturës së mbrojtjes së votës të Partisë Demokratike, të arrestuar për heqje të paligjshme të lirisë. Në burg vijon të mbahet vetëm ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj si autor i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ndërsa ende nuk dihet nëse Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim për shit-blerje votash.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026