Piloti Verstappen fiton çmimin e madh të Holandës, Hamilton renditet i dyti

6 Shtator 2021 | 09:47

Max Verstappen mori çmimin e madh të Holandës.

Piloti i Red Bull ia doli që të kalonte i pari vijën e finishit në shtëpinë e tij, në një garë shumë të luftuar me dy pilotët e Mercedes, Hamilton Botas.

Edhe pse kampioni në fuqi tentoi disa herë që të rrëmbente vendin e parë nuk ia doli që të kalonte holandezin.

Pas Verstappen ishte pikërisht Hamilton që regjistroi kohën e dytë më të mirë, duke u ngjitur në podium, ndërsa pas tij ishte shoku i skuadrës Valtteri Bottas, duke treguar dhe një herë se skudëria e Mercedes mbetet një hapa para të tjerave.

Paraqitje e mirë dhe për Piere Gasli, i cili bëri një paraqitje të mirë duke u renditur në vendin e katër, e duke lënë pas vetes pilotin e Ferrarit Lecelrc, ndërsa pi;loti tjëtër i kokëkuqes, Sainz nuk shkoi më larg se vendi i 8.

Gara e ardhshme e Formula 1 do të jetë në Monza ku do të mësohet dhe fituesi i çmimit të madh të Italisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026