Pista e cirkuitit saudit të ”Jeddah” më e shpejta në Formulën 1
Cirkuiti i Jeddah-s në Arabinë Saudite, i cili pritet të përurohet këtë sezon në Formulën 1, pritet të jetë më i shpejti i garave me njëvendëshet sportive.
Pista, e cila do të jetë në bregun perëndimor të “Detit të Kuq”, është rreth 6.2 kilometra e gjatë dhe me simulimet e bëra deri më tani ka një mesatare të shpejtësisë prej 250 kilometrash në orë.
Drejtori i përgjithshëm i Formulës 1, Ross Brawn tha se kjo e dhënë ka nxitur entuziazmin e tifozëve të cilët do të kenë shumë pritshmëri nga kjo garë.
“Dizajni sjell më të mirën e rrugës moderne të një cirkuiti dhe ia bashkangjit atë trajektoreve të shpejta për të krijuar një pistë ku do të ketë shpejtësi dhe shumë mundësi për parakalime,” – tha Brawn.
Gara e Jeddah-s është parashikuar të mbahet më 3 dhe 5 dhjetor. Cirkuiti ka 27 kthesa të kombinuara dhe një kthesë “S”. Kjo pistë është konsideruar të jetë e përkohshme deri sa në kryeqytetin saudit të Rijadhit të ndërtohet cirkuiti i Qiddiyah-ut.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta