Burime pranë Prokurorisë Korçë bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për vrasjen e 29-vjeçarit Sherif Mukaj, mbetet trafiku i lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ka dyshime te forta se Sherif Mukaj ishte pjese e një grupi që transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë.
Përfshirja e viktimës në rrjetin ndërkombëtar të narkotikeve u zbulua nga përgjimet disa-mujore të Prokurorisë se Korçës, e cila nisi hetimet pas zhdukjes se 29-vjeçarit.
Dy ditë më parë u gjet një trup i dekompozuar në zonën e Kolonjës që dyshohet se i përket 27-vjeçarit Mukaj, i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Policia bën me dije se në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.
Ndërkohë në vendngjarje është gjetur xhupi i viktimës, brenda së cilit ndodhej një aparat celular.
Mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘S’kishte konflikte’, halla e Shefir Mukajt tregon sesi e identifikuan të riun
- Dyshohet se 28-vjeçari në Kolonjë u qëllua me armë në kokë
- I zhdukur që në nëntor, policia zbulon identitetin e trupit të pajetë në Ersekë