Pistoleta, ”misteri” i hetimit në vrasjen e Klodian Rashës
Falë dhjetëra kamerave sigurie, prokuroria ka rindërtuar hap pas hapi të gjithë dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës, që nga ndjekja dhe deri tek momenti kur u qëllua. Por dilemat e grupit hetimor vijojnë të qëndrojnë mbi pistoletën që u gjet në një pellg me uji shumë larg trupit të viktimës.
Pikërisht vetëm kjo zonë rezulton të mos jetë e mbuluar me kamera sigurie të bizneseve, çka ka hedhur dyshime për hetuesit mbi gjetjen e armës.
Për këtë në Prokurorinë e Tiranës qëndruan për rreth 3 orë zyrtarët më të lartë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ndërsa drejtori Muhamet Rrumbullaku nuk pranoi të prononcohet.
“Zoti rrumbullaku cilat janë hetimet shtesë që po kryen lidhur me ngjarjen”, e pyeti gaztari Eni Ferhati, por z. Rrumbullaku dha këtë përgjigje: “Faleminderit dhe mirupafshim”
Me zbërthimin e kamerave të sigurisë akuza për efektivin e “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj pritet të jetë “vrasje me dashje” nga vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Dilema e vetme tashmë mbetet pistoleta, për të cilin po kryet një hetim paralel në pritje edhe të disa analizave të detajuara, për sa kohë nuk është verifikuar ende nëse arma i përkiste viktimës, 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria rëndon akuzën për efektivin e policisë
”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta