Pistorius tërhiqet nga kandidimi për kancelar të Gjermanisë, mbështet Scholz
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius nuk do të paraqesë në partinë e tij socialdemokrate (SPD) kandidaturën për kancelar.
Këtë ai e deklaroi të enjten (21.11.2024) në mbrëmje në një video-mesazh: “Sapo kam njoftuar kryesinë e partisë dhe të grupit parlamentar, që nuk jam në dispozicion për të kandiduar për postin e kancelarit”, deklaroi Pistorius në video-mesazhin e publikuar në faqen e internetit të partisë socialdemokrate. Ai tha, se nuk e ka hapur ai këtë diskutim dhe as nuk e ka shtruar çështjen e kandidimit.
Pas një debati publik në këtë mënyrë iu hap rruga rikandidimit të kancelarit aktual Olaf Scholz. Pistoirus theksoi sërish, se Olaf Scholz është “një kancelar i shkëlqyer”. Ai ka drejtuar një koalicion shumë të vështirë të përbërë nga tri parti pikërisht në “kohën e krizës ndoshta më të vështirë të dekadave të fundit”.
Debati për kandidaturën për kancelar e ka dëmtuar partinë dhe i ka çoroditur zgjedhësit, tha Pistorius. Në deklaratën e tij ai tha, që t’i jepet fund këtij diskutimi.
Në sondazhe Pistorius vlerësohet më shumë se sa Scholz. Në sondazhin aktual të ARD-së Deutschlandtrend realizuar nga isntituti i demoskopisë infratest-dimap, ku nga e hëna deri të mërkurën janë pyetur zgjedhës në Gjermani, 60 për qind janë shprehur se Pistoirus mund të ishte një kandidat i mirë për kancelar. Prej muajsh Pistoirus kryeson sondazhet si politikani më i preferuar në Gjermani. Ndërsa për Scholz vetëm 21 për qind shprehen pozitivisht. Vetëm 14 përqind e të pyeturve thanë, se nëse do të votohej të dielën do të votonin për partinë socialdemokrate.
Të hënën kryesia e partisë socialdemokrate do të riemërojë Olaf Scholzin si kandidatin për kancelar në zgjedhjet parlamentare.
Pistorius në mesazhin e tij u bëri thirrje anëtarëve të partisë, që bashkarisht me vendosmëri të luftojnë për një mandat të dytë për Scholzin. “Unë javët e ardhshme do të luftoj bashkë me ju”, tha Pistorius.
Përpara dy javësh koalicioni qeverisës i përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët u shpërbë. Kancelari Scholz dhe partia e tij socialdemokrate qeverisin tani bashkë me ekologjistët me një qeveri pakice. Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 23 shkurt 2025.
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit