“Piu kokainë në sy të fëmijëve dhe mori peng fëmijët”, detaje nga ngjarja në Durrës

15 Maj 2024 | 21:47

Një 40-vjeçar ka mbajtur për disa orë peng në banesë dy fëmijët e tij të mitur dhe i ka terrorizuar duke qëlluar në ajër me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë është regjistruar tek Shkëmbi i Kavajës, në një apartament që 40-vjeçari Aleks Marku kishte marrë me qira ditore.

Menjëherë pasi mbërritën në vendngjarje forcat e policisë i kanë bërë thirrje të dorëzohet, por 40-vjeçari i është përgjigjur sërish me të shtëna me armë.

Në këto kushte, për të mos rrezikuar jetën e efektivëve të Durrësit dhe të fëmijëve që ai mbante peng, është kërkuar ndihma e forcave RENEA, të cilat pas disa orësh negociata kanë arritur që ta bindin 40-vjeçarin që të dorëzohet.

Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin Now në Euronews Albania se RENEA-s i është dashur të negociojë mbi 5 orë me 40-vjeçarin para se të dorëzonte armën.

Ai tregoi se forcat RENEA kanë mundur të bindin Markun të dorëzohet vetëm rreth orës 7.20 të mëngjesit dhe kur kanë hyrë në banesën ku mbante peng dy fëmijët e tij të mitur kanë gjetur lëndë narkotike të cilën dyshohet se e ka konsumuar në sy të fëmijëve.

“Pasi janë futur në banesë kanë konstatuar lëndë narkotike dhe dyshohet se ai ka konsumuar lëndë narkotike në prani të fëmijëve të mitur 6 dhe 11 vjeç. Më pas kur është marrë në pyetje është konstatuar se ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, por dyshohet se ky person vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe është një person i alkoolizuar”, tha Çelmeta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026