Pjesëmarrje rekord në Francë, 63% pritet të votojë

30 Qershor 2024 | 11:52

Më shumë se 49 milionë persona mund të votojnë këtë të diel në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Francë, zgjedhje që është përshkruar si historike.

Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë rreth 63%.

Pas tre javësh fushatë, francezët do të zgjedhin 577 deputetë. Mbi 4000 kandidatë janë në garë për këto poste.

Këto zgjedhje të parakohshme vijnë pasi Macron shpalli shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe ka kërkuar një “qartësim” politik pas fitores së thellë të Partisë Nacionaliste në zgjedhjet evropiane. Ky vendim ka surprizuar dhe shqetësuar shumë votues dhe ka detyruar partitë politike të rirenditen për betejë.

Pjesëmarrja e lartë e pritur për këtë votim, qartëson se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ministria e Brendshme raporton se më shumë se 2,6 milionë votues do të votojnë me prokurë të dielën, një rekord ky për sa i përketë zgjedhjeve në Francë..

Ditën e shtunë, votuesit në territoret e jashtme franceze kanë votuar paraprakisht dhe pjesëmarrja ishte në rritje të dukshme. Kjo pjesëmarrje e lartë mund të ketë ndikim në rezultatin e votimit, pasi rrit mundësinë për kandidatët të kualifikohen për raundin e dytë.

Në Francën metropolitane, qendrat e votimit mbyllen të dielën në ora 20:00. Gjithashtu dhe tendencat e para do të shpallen në orën 20:00.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026