Plagosen me armë zjarri 12 persona në Kanada, policia në kërkim të autorit

8 Mars 2025 | 08:15

Të paktën 12 persona u plagosën në një të shtëna jashtë një pijetoreje në Toronto në Kanada. Katër persona kanë marrë lëndime jo të rrezikshme për jetën pas incidentit në lagjen Scarborough në lindje të qendrës së Torontos, tha policia . Nuk dihet shkalla e lëndimeve të viktimave të mbetura.

Policia është në kërkim të autorit. Sulmuesi i dyshuar kishte veshur një kapuç të zi dhe u pa duke ikur me një makinë argjendi, tha policia, sipas CBC.

Kryebashkiaku i Torontos tha se “të gjitha burimet e nevojshme” janë duke u vendosur pas të shtënave dhe një hetim mbi incidentin është duke vazhduar.

“Jam thellësisht e shqetësuar kur dëgjoj raporte për të shtënat në një pijetore në Scarborough,” shkroi Olivia Chow në një postim në X. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026