Plagoset 61-vjeçari në Kombinat, policia arreston autorin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës në zonën e Kombinatit në Tirana, ku një 61-vjeçar është paraqitur në spital me dëmtime të shkaktuara nga një mjet prerës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:50, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, është paraqitur në spital i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, gjithashtu banues në Kombinat.
Gjatë kontrollit fizik të tij, policia ka sekuestruar një mjet prerës (thikë), i cili është marrë si provë materiale në kuadër të hetimeve.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë