Plagoset me armë zjarri një 61-vjeçar në Krujë

1 Maj 2021 | 20:36

Një 61-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Krujës.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila thotë se shtetasi me iniciale A. D, është paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa mjekët kanë konstatuar se 61-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  htetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve.

Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona pasi mendohet të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026