Plagosi me armë të riun para disa muajsh, arrestohet 27-vjeçari

20 Janar 2026 | 12:02

Policia e Tiranës këtë të martë ka arrestuar shtetasin K. C 27-vjeç, pasi akuzohet se më datë 02.08.2025 “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin J. A.

27-vjeçari, i njohur gjithashtu si K. S. dhe K. L., u arrestua pas një periudhe kërkimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, K. C alias K. S alias K. L., 27 vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.08.2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut, ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin J. A”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026