Plagosi pronarin e fasonerisë, arrestohet autori i dyshuar

2 Maj 2021 | 12:05

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së pronarit të një fasonerisë në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur pasditen e së shtunës.

I arrestuari është 42 vjeçari, Fatmir Rrahmani i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në këmbë pronarin e fasonerisë, Arben Dedja 61 vjeç. Ky i fundit aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Sinur” në zonën e Fushë Krujës ku 42-vjeçari pas një konflikti banal plagosi pronarin e fasonerisë.

Në vendngjarje policia gjeti 3 gëzhoja ndërsa sekuestroi një automjet dhe një telefon që dyshohet se u përdorën nga autori tashmë i arrestuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026