Plagosi të vëllanë pas konfliktit në lokal, arrestohet 61-vjeçari

20 Qershor 2021 | 18:28

Policia në Korçë ka arrestuar një 61-vjeçar pasi akuzohet për plagosjen e vëllait të tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali.

I arrestuari Koçi Mitre, rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, P. Mitre, rreth 59 vjeç.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 61-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se vëllezërit Mitre kanë qenë duke pirë alkool në një lokal në tavolina të ndara nga njëri tjetri. Aty ku dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin duke çuar dhe në përplasje fizike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026