Plagosja e 44-vjeçarit në Lushnjë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

28 Shtator 2022 | 11:51

Është shpallur në kërkim 29-vjeçari i identifikuar si D.SH, pasi dyshohet se është autor i plagosjes së 44-vjeçarit Kujtim Meta, ngjarje e cila ndodhi më 20 prill të këtij viti, në Lushnjë.

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2022, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç.”, njofton policia.

Për 29-vjeçarin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sakaq policia po punon për kapjen e 29-vjeçarit.

44-vjeçari ra pre e një atentati në Lushnjë, teksa po pinte kafe në një lokal. Kujtim Meta u qëllua me dy plumba në bark. Ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit të trenit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026