Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, arrestohen 3 autorët e dyshuar

21 Prill 2021 | 07:53

Arrestohen 3 personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të plagosjes së sekretarit të PD në Kavajë.

Në pranga janë vënë Ndriçim Jonuzi, Dorian Troplini dhe Markel Shtylla.

Të arrestuarit janë në komisariatin e policisë Kavajë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në një zyrë elektorale të PD-së në qytetin e Kavajës, ku mbeti i plagosur Bledar Oshtuni.

Një ditë pas ngjarjes Ndriçim Jonuzi nëpërmjet një video-je në rrjetet sociale tha se gjithçka që ndodhi nuk ka të bëjë me politikën.

Ai theksoi se nuk është simpatizant i Partisë Socialiste, madje sipas tij ka kontribuuar për vite me radhë për Partinë Demokratike.

Ndërkohë, Lulzim Basha e cilësoi ngjarjen një atentat ndaj PD nga një kryeministër që e di se do të humbë zgjedhjet.

Ndërsa, kreu i qeverisë në një intervistë në “Ilva Now” tha se ngjarja ishte një zënkë ordinere.

Kryeministri shtoi më tej se situatat e tensionuara po krijohen kryesisht nga LSI që sipas tij do të marrë një rezultat shumë të dobët në zgjedhjet e 25 prillit.

Lexoni gjithashtu:

Rama përgjigjet në “Ilva Now” për ngjarjen në Kavajë: Ishte zënkë ordinere, Basha tregoi se është bedel i Berishës

PD këmbëngul se sulmi me armë në Kavajë kishte prapavijë politike

Plagosi sekretarin e PD-së, autori flet nga arratia: S’jam socialist dhe as krenar për ngjarjen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026