Plagosja e trefishtë në Mamurras, arrestohen 4 persona, mes tyre një efektiv policie
Katër persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Mamurras ku u plagosën me armë zjarri 3 persona, mes të cilëve 2 efektivë policie.
Burime policore bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Gjon (Gentjan) Fufi, Nikoll Vokrri, Rudolf Selmanaj (Fufi), Ndue Gjergj Zefi (Gega) si dhe punonjësi i policisë David Madani, i cili plagosi aksidentalisht kolegët e tij Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja.
Gazetari Merin Maçi raportoi se ngjarja ka ndodhur një ditë pasi policia kishte ushtruar kontroll në biznesin e njërit prej të arrestuarve, lidhur me ushtrimin e paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Tre personat arrestuar tashmë nga policia, në shenjë hakmarrjeje kanë tentuar të përplasen me patrullën e policisë, ku ishte në shërbim edhe efektivi David Madani i cili tashmë është arrestuar për plagosjen e dy kolegëve të tij.
Konflikti mësohet se ka nisur pasi personat e arrestuar kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta efektivët, moment kur sipas asaj që shpjegon edhe SHÇBA, efektivi Madani ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur njërin nga personat në fjalë, por plumbat kanë prekur aksidentalisht edhe 2 kolegët e tij, Ilir Zeka e Flamur Lleja.
Lexoni gjithashtu:
Plagosen tre persona në Mamurras, mes tyre dy policë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta